“AS”: Kaka deshiron Realin

06/05/2009 21:50

Real Madrid nuk heq dore nga endrra per te marre Ricardo Kaka ne Spanje.

Skuadra “merengues” vazhdon te kembengule, pasi sipas gazetes “As”, talenti brazilian i Milanit enderron te shkoje ne “Santiago Bernabeu”. Gazeta thekson se menjehere sapo Florentino Perez te marre drejtimin e shoqerise, sulmuesi kuqezi do bashkohet me Realin. Po keshtu, “AS”, pohon se Kaka ka shprehur padurimin e tij per te lene Milanon me destinacion Madridin.

“Endrra ime eshte te luaj tek Real Madrid dhe shpresoj qe Florentino me Berlusconi-n te arrijne nje marreveshje sa me shpejt qe te jete e mundur”, citon gazeta kampionin brazilian. Pas ketij shkrimi, nga kampi milanist dhe lojtari nuk ka ardhur asnje deklarate, cka mund te shihet si aprovim.

Top Channel