Lorik Cana: Nuk mendoj per te ardhmen

05/05/2009 09:35

Eshte absolutisht lojtari i vetem shqiptar qe ka terhequr vemendjen e disa prej skuadrave me te medha evropiane. Ne te kaluaren, emri i Lorik Canes eshte lidhur me Realin e Madridit ne La Liga, Interin e Romen ne Serine A, Arsenalin e Evertonin ne Premier League, por edhe me gjigandet e Bundesliges, Bajernin e Mynihut.

Se fundmi per mesfushorin 25-vjeçar eshte interesuar edhe Liverpuli: trajneri Rafa Benitez e sheh si zevendesuesin ideal te Ksabi Alonsos te “Reds”.

Edhe pse ka folur shume per te ardhmen e tij, duke konfirmuar se destinacionet me te mundshme ishin Anglia ose Gjermania, tashme Cana “luan” indiferentin.

“Si e shoh sezonin e ardhshem? Nuk kam asnje ide. Per momentin jam i perqendruar te ndeshja e radhes ne kampionat me Nisen. Seriozisht. Nuk i kushtoj shume rendesi gjerave te tjera”, deklaroi kapiteni i Olimpik Marsejes. “Me pare dua te ndihmoj skuadren qe te ruaje kreun ne Ligen 1 dhe te fitoje titullin. Do te kem kohe me vone qe te mendoj per te tjerat. E them kete pasi sezoni nuk mund te quhet kurrsesi i mbyllur. Çdo ndeshje deri ne fund te sezonit do te jete si nje finale, e cila ka vleren e titullit”. Me barazimin 2-2 ne “Velodrom” perballe Tuluzes ka bere qe marsejezet e drejtuar nga Erik Gerets te ndajne kreun me Bordone, ne kuoten e 68 pikeve, por me golavarazh me te mire. Kur mungojne edhe kater ndeshje nga mbyllja e kampionatit, skuadra e ka arritur objektivin kryesor (nje vend ne Champions), por deshira per te fituar trofeun eshte shume e madhe.

“Ne fillim te sezonit synonim nje vend ne Ligen e Kampioneve dhe kete duket se e kemi arritur, pasi Lioni i vendit te trete ndodhet 7 pike larg, shpjegoi Cana. Gjithsesi, nuk duhet te harroni se Marseja nuk e fiton titullin prej 16 vitesh dhe eshte normale qe kualifikimi ne aktivitetin me prestigjioz per klube te lihet disi ne hije nga diskutimet per kryesimin. Fakti qe jemi kaq prane shpalljes kampione eshte i rendesishem edhe per ne lojtaret, pasi jemi te uritur per te triumfuar. Megjithate, duhet te jemi te perqendruar deri ne fund, pasi nuk na lejohen hapa te tjere fals si ai me Tuluzen, ku mund te themi se kemi humbur dy pike”.

Top Channel