Ferrari ne Spanje me difuzor te ri, Massa optimist

05/05/2009 16:45

Felipe Massa e shikon veten ne nje pozicion jo te favorshem pas tre garave te para, pasi ai e nisi sezonin si nenkampion bote dhe me objektiv per te fituar titullin kete sezon.

Braziliani nuk ka asnje pike, por kjo nuk e ndalon te mendoje pozitivisht per te ardhmen, madje ai shprehet se skuderia nga Maranello do filloje te rritet qe ne garen e Barcelones. “Ne Katalonje shpresoj qe gjithcka te shkoje mire. Shpresoj te rinisim nje kampionat ndryshe. Dua gjithmone te fitoj dhe duhet te vazhdojme te punojme pasi gjerat nuk vijne falas. Ne skuderi ka shume besim pasi jemi te bashkuar”, shprehet braziliani.

Ne pisten e Katalonjes, Ferrari F60 do zbrese me difuzoret e “shpikur” nga Brawn GP, cka mund te riktheje ne loje edhe kokekuqen, e cila ka qene protagoniste absolute gjate viteve te fundit. Permiresim te ndjeshem ka edhe telajo, pasi korrigjimet i kane hequr 15 kg njevendeshes.

Top Channel