Skandali Mendes, FIFA thyen heshtjen: ‘Po bashkëpunojmë me autoritetet për të zbardhur të vërtetën!”
Fatmir Vata kerkon te qendroje ne futbollin e luajtur te pakten edhe per nje vit. Veterani 37-vjeçar nuk e mendon largimin, pavaresisht moshes se madhe dhe demtimeve te shumta qe ka vuajtur gjate ketij edicioni.
Gjithsesi, drejtuesit e Koblencit ende nuk i kane ofruar mesfushorit me tipare sulmuese rinovimin e kontrates: jo te gjithe ne klubin e Bundesliges II deshirojne qe Vata te qendroje, sepse shqiptari eshte aktivizuar vetem ne dhjete ndeshje.
“Pas disa bisedave te gjata, trajneri Uve Rapolder me ka konfirmuar se kerkon te me kete serish ne skuader.Nese vendosa te behem pjese e Koblencit, 70 per qind e merites i takon trajnerit. Mendoj se mund te luaj edhe nje tjeter sezon nen urdhrat e tij. Nuk ka ardhur momenti te largohem nga futbolli”, deklaroi ish-lojtari i Kombetares kuqezi. Vata nuk luan qe prej mesit te muajit mars dhe nuk kane munguar spekulimet se ai mund te jete pezulluar nga skuadra: “Absolutisht jo! Nuk kam bere asgje per te me pezulluar. E verteta eshte qe kam pasur probleme muskulore ne kofshen e majte. Kisha shume deshire te kthehesha ne fushe prej demtimit te meparshem, sa nuk u rehabilitova plotesisht dhe u detyrova te filloja serish trajtimet mjekesore”.
Top Channel