As Kina nuk e do Ari Hanin

05/05/2009 10:20

Askush nuk deshiron te kete trajnerin Ari Han ne krye te skuadres. Madje as Kina, Kombetare te cilen holandezi e ka drejtuar nga dhjetori 2002 deri me nentor 2004.

Menjehere pas largimit nga stoli i perfaqesueses shqiptare, 60-vjeçari doli perpara mediave duke deklaruar se do te rikthehej aktiv ne futboll brenda nje kohe shume te shkurter.

Ne tentative per t’i rritur vlerat vetes, ai ka reklamuar se kishte “kontakte te vazhdueshme me drejtuesit e Federates Kineze te Futbollit. Ata kane mbetur te kenaqur nga puna ime e meparshme dhe me kane ofruar te kthehem serish”.

Megjithate, dobesite taktike qe “tulipani” shfaqi ne krye te kuqezinjve, duke mos arritur te ngreje skuadren ne nivelet e kerkuara, nuk kane kaluar pa rene ne sy edhe ne Lindjen e larget. Dje ne mesdite, Kina i eshte besuar trajnerit Gao Hongbo, ish-krahut te djathte te Hanit.

Madje, sipas “chinaviee”, ish-drejtuesi i Shqiperise as qe nuk ka qene ne listen e kandidateve, pasi 43-vjeçari Hongbo eshte zgjedhur nepermjet nje votimi te hapur, duke mposhtur konkurrencen e tre trajnereve te tjere kineze. Arritja me e madhe e tij si teknik eshte fitimi i titullit ne kampionatin vendas (Superliga Kineze) me Çangçun Jatain.

Top Channel