Alonso: Barcelona me motivon me shume

05/05/2009 21:45

Fernando Alonso kerkon te shfrytezoje faktorin fushe per te fituar pike ne klasifikimin e pergjithshem. Piloti spanjoll i Renault eshte i bindur se gara e kesaj fundjave ne Barcelone do jete me pozitive se 4 perplasjet e para te boterorit 2009. 

“Cmimi i madh i Spanjes eshte gjithmone nje ngjarje e vecante per mua. Jam shume me fat qe ne vendin tim zhvillohen dy gara. Mbeshtetja e tifozeve me motivon per t’u dhuruar sa me shume spektakel. Provat zyrtare do jene shume te rendesishme por gjate gares duhet te jemi ne forme per te marre sa me shume pike”, shprehet talenti i lindur ne Oviedo.

Ne vijim, ai ka theksuar se te gjitha skuderite e njohin kete piste pasi zhvilluan pjesen me te madhe te testeve dimerore. “Edhe ne kemi garuar ketu ne janar por ne krahasim me atehere, makina eshte zhvilluar me shume”, perfundon ish dy here kampioni i botes. 

Top Channel