Vrasja e Xhindit, “blindohet” kufiri me Greqine

04/05/2009 08:00

Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi ka blinduar kufirin me Greqine, ne piken kufitare te Kapshtices.

Burime te policise kufitare bene te ditur se 1/3 e personelit dhe strukturave te kesaj policie jane ne gjendje gatishmerie dhe kryejne kontrolle te vazhdueshme pa nderprerje ndaj te gjitha mjeteve dhe shtetasve qe paraqiten ne kufi.

Te njejtat burime pohojne se policia kufitare ka marre masa edhe pergjate kufirit te gjelber per te shmangur nje kalim te paligjshem nga mali te personave te dyshimte qe tentojne t’i fshihen drejtesise.

Kontrolle te forta po kryhen edhe ne pikat e kalimit te kufirit me Kosoven. Policia e Qarkut te Kukesit ka kaluar ne gjendje gatishmerie te larte dhe ne cdo aks rrugor po behen kontrolle intensive.

Ne tre doganat kryesore te vendit qe lidhin Shqiperine me Kosoven, perkatesisht ne Qafe Morine te Tropojes, ne Qafe Prush te Hasit si dhe Morine te Kukesit jane perforcuar kontrollet e kufirit me efektive shtese, ku pervec kontrollit nga sistemi TIMS qe behet per dokumentet, po kontrollohen edhe karrocerite e makinave.

Top Channel