Van Gaal, AZ Alkmaar paralajmeron Bayern Munchen

04/05/2009 17:05

Van Gaal nuk mund te bashkohet me Bayern Munchen gjate sezonit te ardhshem per te pasuar Jurgen Klinsmann.

Klubi kampion i Holandes, Az Alkmaar ka vendosur te mos lejoje largimin e teknikut, i cili e ngriti ne nje nivel mjaft te larte skuadren, e cila kishte 20 vjet pa prekur titull ne Holande. Presidenti i shoqerise Dick Scheringa eshte shprehur se Van Gaal ka nje kontrate qe e lidh deri ne vitin 2010 me skuadren dhe poara qershorit nuk do largohet.

“Louis ka nje kontrate qe i skadon ne vitin 2010. Largimi i tij drejt nje skuadre tjeter eshte nje ceshtje qe nuk mund te diskutohet. Une mendoj se Van Gaal respekton principet dhe nje gje te tille do beje edhe me kontraten. Gjithesesi, ne nuk jemi kontaktuar asnjehere nga Bayern Munchen”, shprehet pronari i klubit. Kjo deklarate detyron drejtuesit e shoqerise bavareze te rikthehen ne pistat e tjera.

Top Channel