Tirana-Agolli, akord 40 mije euro me Vasan

04/05/2009 08:40

Ansi Agolli kthehet zyrtarisht te Tirana. Mesfushori i Kombetares, i cili ka qene nje prej pikave te forta te skuadres se Agustin Koles ne kete sezon, do te vazhdoje aventuren me 23-here kampionet.

Kjo eshte arritur pas akordit ndermjet bardhebluve dhe Vasas. Kryedonatori Refik Halili beri te ditur se kartoni i mesfushorit ka kaluar ne pronesine e Tiranes,nderkohe qe nga operacioni,klubi finlandez ka perfituar 40 mije euro.

“Ansi Agolli eshte perfundimisht lojtari yne”, njoftoi drejtuesi i klubit. “Arritem te gjejme akordin me klubin finlandez
te Vasas, te cileve u kemi paguar 40 mije euro. Tashme kartoni i lojtarit eshte ne pronesi te Tiranes”. Halili zbuloi edhe nje prej prapaskenave ne bisedimet mes paleve, e cila mund te kete rezultuar vendimtare ne arritjen e marreveshjes mes paleve.

“Me duhet te theksoj se ne kontraten e nenshkruar per huazimin e Agollit, citohej se Agolli ishte lojtar i skuadres sone ne sezonin 2008-‘09. Nuk kishte vend per diskutime, ishte e shkruar e zeze mbi te bardhe. Gjithsesi, rendesi ka qe mesfushori do te vazhdoje te jape kontributin e tij edhe ne ndeshjet e mbetura deri ne fund te sezonit”.

Mesfushori kuqezi pritet t’i bashkohet ekipit ne oret ne vazhdim, per te luajtur me 6 maj ne finalen e Kupes se
Shqiperise, kunder Flamurtarit. Per ndeshjen e se merkures ne “Niko Dovana” te Durresit, dyshimi me i madh eshte prezenca
e kapitenit Devi Muka. Vlonjati mungoi ne barazimin 1-1 ne Kavaje, se bashku me Dabullen dhe Devollin, nje rezultat qe solli
rokaden me Vllaznine ne krye te Kategorise Superiore. Pas atij 90-minuteshi te nervozuar, Halili eshte shfaqur ne kompleksin “Skender Halili”, duke konfirmuar se qendron prane ekipit ne momentin vendimtar te sezonit.

“Duhet ta hedhim pas kraheve barazimin ne fushen e Beses, pasi tashme kemi nje fi nale per te luajtur. Duhet te pergatitemi sa me mire per sfiden me Flamurtarin, per t’u siguruar se do ta fitojme Kupen e Shqiperise”, vazhdoi kryedonatori ne prononcimin e tij.

“Perveç titullit kampion, edhe ky trofe ishte nje prej objektivave te percaktuar ne fillim te sezonit dhe deshirojme ta bejme tonin. Sfiden me ekipin vlonjat e parashikojme te veshtire, megjithate shpresojme te triumfojme. Per me teper, marrja
e Kupes do te na jape besimin e duhur per ndeshjet e mbetura ne kampionat, ku jam i bindur se Tirana do te tregoje forcen e saj”.

Ne fund ai shtoi: “Jemi angazhuar te gjithe qe ne javet ne vazhdim te jemi me te kujdesshem, pasi kemi hyre ne fazen deçizive. I bej thirrje stafit teknik dhe futbollisteve te impenjohen maksimalisht. Kjo eshte detyra e vetme deri ne fershellimen finale te sezonit, sepse Tirana ka dhe do te kete gjithmone mbeshtetjen e duhur”.

Top Channel