Ronaldo fiton Kampionatin Paulist dhe kerkon gjithcka

04/05/2009 15:15

Corinthias ka fituar kampionatin Paulist 2009 pasi barazoi 1-1 ne ndeshjen finale te kthimit kunder Santosit.

Fitorja 3-1 e takimit te pare ka lejuar futbollistet e Corinthias te festojne para publikut te tyre pas nje paraqitje te mire ne kete turne ku protagonist ka qene Ronaldo. “Dua te fitoj gjithcka. Jam njeriu me i lumtur ne bote. Objektivi i vitit 2009 eshte Kupa e Brazilit dhe kampionati kombetar. Duhet te perpiqemi te fitojme gjithcka. Ky gezim eshte nje shperblim per punen e bere”, shprehet sulmuesi pasi kaloi nje periudhe shume te veshtire per shkak te problemeve me gjurin.

Ne vijim, ai ka vazhduar te flase per ambientin dhe eksperiencen e re pas shume ulje-ngritjeve ne Evrope. “Jam shume i emocionuar. Shume persona me kane qendruar prane ne kete periudhe. Falenderoj mjeket qe me kane operuar ne Paris dhe Flamengon qe me vuri ne dispozicion fizioterapistin Bruno Mazziotti. Ne fund dua te falenderoj Corinthias qe me hapi dyert”, shton “Fenomeni”.

Ai nuk ka harruar te flase as per endrren qe ka per t’u ribashkuar me kombetaren. “Per Brazilin nuk vendos une. Nese do varej nga une, do isha pjese e kombetares qe tani. Jam nje ushtar rezerve qe pres nje mundesi. Kam luajtur per kombetaren shume kohe dhe eshte nje nder te jesh ushtar i Brazilit”, perfundon Ronaldo.

Top Channel