Gripi i derrit, dy raste te reja ne Itali

04/05/2009 14:00

Shkon ne kater numri i te prekurve nga gripi i derrave ne Itali. Dy raste te reja jane konfirmuar ne Rome nga Ministria e Shendetesise. Behet fjale per nje vajze 16-vjecare dhe nje femije 11 vjec, te dy te sapokthyer nga Meksika.

Dy te prekurit ndodhen ne spital ku po marrin ndihmen e mjekeve.

Nderkohe nje prej te infektuarve nga virusi ne Itali, eshte nje pacient tashme i sheruar, ndersa tjetri ende po mbahet nen kujdesin e mjekeve.

Top Channel