Duro: Nuk ka kohe te festojme

04/05/2009 08:40

Partizani, se bashku me Vllaznine (qe mori kryesimin) ka qene padyshim skuadra me e favorizuar e javes se 30-te te Kategorise Superiore.

Me tri piket e fi tuara perballe Apolonise dhe hapat fals te rivaleve direkte, te kuqte i kane rritur dukshem shanset per mbijetese.

Skuadra e drejtuar nga Shpetim Duro u ngjit ne kuoten e 33 pikeve, po aq sa edhe Flamurtari i vendit te shtate e kur
mbeten edhe tri ndeshje nga mbyllja e sezonit i largohen “zones se ftohte”.

Kryeqytetasit kane 4 pike me shume se Apolonia e vendit te parafundit dhe 5 nga Bylisi i vendit te 12. Por, per Duron
nuk eshte ende koha per te festuar.Trajneri i Partizanit kerkon impenjim maksimal edhe ne tri sfi dat e mbetura.

“Mund te themi se kjo ishte java e Partizanit. Me Apolonine kemi marre tri pike, te cilat na afroje me objektivin sezonal, pra qendrimin ne Superiore”, deklaroi ai. “Triumfi yne, i kombinuar me rezultatet e rivaleve tona direkte na dha me shume shanse. Ishte nje fitore shume e rendesishme, por nuk e kemi siguruar ende mbijetesen. Nuk kemi kohe per te festuar, pasi kane mbetur edhe nente pike ne loje dhe nuk lejohen hapa fals. Asgje nuk quhet e mbyllur. Do te tentojme te marrim sa
me shume pike ne javet e mbetura dhe presim fundin e sezonit per te gezuar”.

Top Channel