Drenthe: Ibra lojtar i Real Madrid

04/05/2009 19:50

Zlatan Ibrahimovic perflitet gjithmone e me shume per nje afrim te mundshem me Real Madrid gjate muajve te veres.

Pas gjestit jo te bukur ne drejtim te tifozeve gjate ndeshjes Inter-Lazio, te tjera te dhena e adresojne suedezin drejt Madridit. Lojtari i spanjolleve, Drenthe i ka thene nje lojtari suedez se Ibra do vishet me fanelen “merengues” gjate sezonit te ardhshem dhe kjo eshte e sigurt.

Diten e diele, presidenti Moratti tentoi te qetesonte ujrat duke e falur sulmuesin per gjestin antisportiv dhe siguroi se lojtari do vazhdoje te luaje me Interin. Por kjo deklarate nuk i ka ulur gjakrat, duke pare ate cfare ka thene lojtari holandez i Realit: “Parate e nevojshme per te marre Ibrahimovic nga Interi nuk jane nje problem”.

Top Channel