Dokic: Im ate abuzoi me mua

04/05/2009 12:45

Kam kaluar eksperiencat me te keqija se cdo person tjeter ne boten e tenisit profesionist.

Keshtu shprehet Jelena Dokic, e cila rrefen nje te vertete te tmerrshme; ka pesuar abuzime fizike nga i ati ne fillim te karrieres se saj si profesioniste.

“Kur gjendesh ne nje situate te tille, te luash nje ndeshje tenisi nuk eshte aspak e lehte”, tregon Dokic ne nje interviste per revisten Sport&Style.

Ne 2002 Dokic arriti deri ne numrin kater ne renditjen e WTA ne 2002. Ne te njejtin vit iu largua te atit, duke deklaruar se nuk kishte nje raport te mire me te. Ne 2006 ajo zbriti ne vendin e 617, ndersa sot ruan vendin e 74.

“Sot kur fitoj nje ndeshje kam nje kenaqesi shume me te madhe”, thote Dokic.

Keqtrajtimi nga i ati, e beri Dokic qe jo rrallehere te enderronte jeten e dikujt tjeter, sepse trishtimi dhe hidherimi i saj ishin shume te medha.

Top Channel