Xhindi percillet ne banesen e fundit
03/05/2009 16:35
Arkivoli me trupin e deputetit te ndjere te PS, Fatmir Xhindi ka mberritur ne varrezat e fshatit Kurjan, ku eshte percjelle ne banesen e fundit.
Pervec familjareve dhe te afermeve, ne ceremonine mortore merrnin pjese qindra qytetare, simpatizante te tij dhe deputete te PS, te cilet kane kerkuar qe ngjarja te zbardhet sa me shpejt.
Deputeti Fatmir Xhindi u vra mbremjen e djeshme me kallashnikov prane shtepise se tij. Pas ngjarjes jane ngritur struktura hetimore, por deri tani nuk ka asnje piste konkrete per te ndjekur.
Top Channel