Topi: Krimi guxon te godase edhe deputetet

03/05/2009 13:35

Presidenti Bamir Topi ka deklaruar nga Roskoveci se shteti do te veproje ne menyre te pameshirshme ndaj krimineleve, qe vrane deputetin Xhindi.

“Garantoj familjaret se institucionet jane te angazhuara per zbardhjen e ketij krimi te rende”, tha kreu i shtetit pas vizites ne familjen e deputetit socialist. Topi u shpreh se duhet te rritet siguria e jetes per te gjithe dhe jo vetem per deputetet.

“Krimi eshte i pameshirshem, qe guxon te qelloje edhe mbi nje deputet”, deklaroi presidenti. Politikane te majte dhe te djathte kane mberritur sot ne Roskovec per te shprehur ngushellimet dhe per t’i dhene lamtumiren parlamentarit.

Edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoi vrasjen e deputetit Xhindi. Ne nje deklarate te KSHH-se thuhet se ngjarja e djeshme eshte nje akt kriminal, per te cilen nevojitet hetim i plote dhe i paanshem.

Top Channel