Sot, homazhe per deputetin Xhindi

03/05/2009 08:30

Trupi i deputetit te ndjere te PS-se, Fatmir Xhindi ka mberritur prane familjareve ne shtepine e tij ne Roskovec.

Politikane, te aferm dhe miq do te bejne sot ne oren 13.00 homazhe per deputetin e zgjedhur ne tre legjislatura, ndersa ceremonia mortore do te zhvillohet ne oren 15.00.

Vrasja e ndodhur mbremjen e djeshme eshte denuar nga kreret me te larte dhe politikane te vendit, ndersa eshte pasqyruar edhe nga mediat e huaja.

Deputeti eshte qelluar me arme zjarri pas shpine sapo ka dale nga dera e shtepise se tij, nga persona ende te paidentifikuar.

Top Channel