Skolari deshiron Ronaldinjon te Fenerbahce

03/05/2009 09:45

Pas nje sezoni me ulje-ngritje, i cili e ka pare si nje aktor joprotagonist ne kete edicion te Milanit ne Serine A, Ronaldinjo nuk duket me i qete.

Qendrimi per shume kohe ne pankine dhe konsiderata e paket nga trajneri Karlo Ançeloti, po ia perforcojne idene per te braktisur pervojen milaneze. Tashme ne gjurmet e yllit brazilian eshte vene skuadra turke e Fenerbahçes.

Ai qe e ka inspiruar kete operacion eshte ish-trajneri i Kombetares portugeze dhe Celsit, Felipe Skolari, i cili pritet te ulet se shpejti ne pankinen e turqve. Per Dinjon do te ishte e gatshme nje kontrate 3-vjeçare prej 5 milione eurosh ne sezon.

Top Channel