Lipi: Milani e Juventusi, eshte vone per titullin…

03/05/2009 09:50

Nga faqet e “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Kombetares italiane, Marcelo Lipi, flet per Serine A, qe eshte bere disi me e ndezur ne keto jave te fundit.

Milani eshte me prane Interit kryesues: “Kuqezinjte, me serine e bukur te fitoreve, po tregojne se gezojne nje gjendje psikologjike e fizike shume te mire dhe prandaj, deri sa matematika ua lejon, duhet te provojne, ashtu sikurse edhe Juventusi. Por besoj se tashme eshte shume vone per te ushqyer endrrat per titull…”.

Nje opinion mbi Murinjon? Eshte nje figure pozitive si njeri ashtu edhe si trajner, sepse di te krijoje nje raport te mire me lojtaret ne dhomat e zhveshjes”.

Top Channel