Itali, operohet me sukses shqiptari i plagosur

03/05/2009 19:50

Nje shtetas shqiptar ne Itali eshte operuar ne nje spital te qytetit te Torinos, pasi kishte mbetur i plagosur me arme zjarri.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave 38 vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, eshte jashte rrezikut per jeten.

Sipas burimeve, shqiptari u qellua ne hyrjen e nje salle bingoje, ku mori nje plumb ne gjoks dhe nje ne krah.

Ai jetonte ne vendin fqinj pa dokumenta te rregullta dhe kishte disa precedente penale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta