Hidink: Barcelona-Celsi, s’ishte ndeshje e keqe

03/05/2009 10:00

Tekniku i Çelsit, Gus Hidink, ka reaguar ndaj vleresimit negativ qe iu be skuadres se tij ne gjysmefinalen e pare per Champions League me Barcelonen ne Kamp Nou.

Shume analiste u shprehen se kjo sfide e shumepritur ishte nje ndeshje “sterile” dhe kjo per shkak te futbollit negativ, qe ofruan blute e Londres. Hidink nuk pajtohet me kete mendim, duke iu referuar lojes se skuadres se tij.

“E kam pare te regjistruar ndeshjen dhe disa gjera nuk ishin aq te keqija, sic ishin mendimet emocionale te shprehura pas ndeshjes. Kishte dyluftime terheqese, si ai midis Maludas dhe Dani Alevsh. Ato ishin normale dhe nuk i pashe si pjese e veprimeve teatrale. Duele te tilla kishte dhe midis Aleks e Henris dhe nuk i shikoje si te qellimshme per te demtuar njeri-tjetrin. Kjo ishte nje ndeshje dyluftimesh, me te gjitha rregullat qe ofron futbolli”, pohoi Hidink.

Tekniku holandez shtoi: “Natyrisht lojen e dominoi Barcelona, por ne luajtem shume ne planin e mbrojtjes”.

Top Channel