Cana: Me mendje, te Marseja dhe nje vit

03/05/2009 09:00

Eshte nder futbollistet me te perfolur ne merkaton evropiane per sa u perket futbollisteve shqiptare.

Ate e kerkon Liverpuli, por per te interesohet edhe Bajerni, Arsenali apo Evertoni. Behet fjale per mesfushorin shqiptar te Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana. Por kapiteni deshiron te qetesoje situaten dhe rrefen se po qendron me kembe ne toke. Ai deklaroi se me shume gjasa do te vazhdoje te qendroje tek Olimpiku i Marsejes edhe sezonin e ardhshem.

“Me mendjen time jam po ketu sezonin e ardhshem, ndonese kam vertet shume kohe qe luaj ne kategorine e pare franceze. Sidoqofte, per momentin mendoj vetem qe te fitojme kampionatin dhe jo per nje largim. Perparesia jone eshte qe Marseja te jete kampione e Frances”.

Edhe pse me kete pergjigje, duket sikur ka hedhur poshte mundesine e transferimit ne Angli apo Gjermani, kete do ta tregoje fundi i sezonit.

Top Channel