Ujkani: Dua te qendroj ketu

02/05/2009 10:55

I ftuar ne emisionin “Sotto l‘Erba”, ne studiot e “TeleRadio del Mediterraneo”, Saimir Ujkani ka folur per stervitjen ne Itali, vendin qe cilesohet si shkolla me e mire per portieret.

20-vjecari deklaroi: “Ketu te Palermo po mesoj shume. Ne Itali gjerat funksionojne ndryshe, edhe nese nuk luan, ke shansin te rritesh. Kur u transferova nga Anderlehti, ndryshova gjithe metoden e punes dhe me duhet ta pranoj se kater muajt e pare
ishin vertet te veshtire. Por, tani gjithçka po ecen per mrekulli. Kam edhe tre vjet kontrate dhe deshiroj te
qendroj ne Sicili, pasi ndihem mire ne rolin qe kam”.

“Gardiani” titullar, Amelia, vazhdon te jete i demtuar dhe pas debutimit me Milanin, Ujkani ka shansin te aktivizohet si titullar kunder Kaljarit. “A do te luaj? Nuk e di, Amelia po permiresohet. Kjo do te vendoset me vone. Personalisht jam gjithmone i gatshem kur me therrasin ne apel, gjithmone stervitem sikur do te zbres ne fushe, shpjegoi ai. Ndeshjet e mbetura jane shume te rendesishme”.

Top Channel