Superliga, Vllaznia mund Shkumbinin, merr kreun

02/05/2009 19:15

Jane luajtur sot ndeshjet e javes se 30-te te Kampionatit Kombetar, ku Vllaznia ka marre kreun e klasifikimit duke nxjerre Tiranen ne vend te dyte.

Shkodranet munden 2-1 ne transferte ekipin e Shkumbinit, duke marre nje trepikesh te rendesishem qe u mundesoi daljen ne krye.

Kjo u arrit edhe fale barazimit qe mori Tirana, 1-1 me Besen ne Kavaje. Ndonese bene shume tentativa, bardhekaltrit nuk arriten te shenonin me shume ne porten kundershtare.

Ekipi tjeter kryeqytetas, Partizani ka fituar ne Tirane 2-1 ndaj Apolonise, ndersa blute e Dinamos kane barazuar 1-1 me Lushnjen.

Takimet e tjera Teuta-Bylis dhe Elbasani-Flamurtari jane mbyllur me rezultatet respektive 1-0 dhe 1-1.

Top Channel