Obama: Po veprojme me agresivitet ndaj gripit
02/05/2009 16:45
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar sot se SHBA po i pergjigjen ne menyre “agresive” epidemise se gripit te ri.
“Ndryshe nga e kaluara, ky grip qe erdhi nga kafshet po perhapet nga njeriu tek njeriu, duke krijuar kushtet per nje pandemi. Ja pse po reagojme me shpejtesi”, ka pohuar Obama.
Shefi i Shtepise se Bardhe ka shtuar se SHBA kane 50 milione doza anti-virus dhe se i ka kerkuar Kongresit arketimin e nje fondi prej 1.5 miliarde dollaresh per te blere ilace te tjera.
Top Channel