Meksika, vendi i origjines se gripit te derrave, duket se po perjeton edhe pasojat me te medha se cdo vend tjeter.
Industria e turizmit po gjendet ne veshtiresi te jashtezakonshme, jo me shume prej frikes se turisteve nga semundja, sesa nga nje urdher i presidentit te vendit Felipe Kalderon qe urdheroi mbylljen per 5 dite te sherbimeve baze per popullsine.
Shume turiste kane lene qytetin turistik te Kankunit, pasi bizneset e sherbimeve baze jane mbyllur per pese dite, per shkak te vendimit te qeverise. Turistet fajesojne median se ka zmadhuar pasojat e gripit dhe thone se behet fjale per nje grip te zakonshem, si gjithe te tjeret.
Ato qe jane cenuar nga masat e policise jane edhe prostitutat. Kjo kategori ka protestuar kunder masave dhe vendimit te qeverise, qe nuk i lejon te dalin pas ores 23.00. Edhe pse eshte i paligjshem, prostitucioni eshte shume i perhapur ne Meksike, ku policet shpesh mbyllin njerin sy ne kembim te ryshfetit.
Top Channel