Luftanija portugeze Corte-Real, ka ndaluar dhe carmatosur 19 pirate, qe tentonin te sulmonin nje anije cisterne norvegjeze ne Gjirin e Adenit.
Lajmi eshte konfirmuar nga burime te NATO-s. Nje dite me pare anija MV Kition qe transportonte nafte, kishte kerkuar ndihme permes radios, duke raportuar se nje barke piratesh kishte tentuar ta sulmonte me arme dhe raketahedhes.
Forcat speciale portugeze gjeten ne barken e pirateve nje sasi eksplozivi te fuqishem. Anija portugeze u vu ne ndjekje te pirateve dhe pasi pikasi barken e sulmoi. Nje zyrtar i NATO-s tha se ishte hera e pare qe gjendej nje sasi eksplozivi aq e fuqishme ne nje anije pirate.
Pas konsultimeve me autoritetet portugeze, anija liroi piratet. Cdo luftanije e NATO-s ne mision kunder pirateve ndjek rregullat e veta.
Top Channel