Kampionati italian, si Premier League

02/05/2009 20:50

Futbolli italian do te ndryshoje pamjen e vet duke filluar nga sezoni 2010-2011.

19 presidente te klubeve te medha te Serie A jane ngritur kunder struktures aktuale te futbollit italian dhe kane nisur pregatitjet per krijimin e nje lige autonome te shkeputur nga Serie B dhe ndryshe nga ajo e deritanishme.

Kjo detyre i eshte ngarkuar ish-drejtorit te pergjithshem te Konfindustrise Maurizio Berreta, i cili do te ndertoje nje strukture te ngjashme me ate te kampionatit anglez.

Ende nuk ka asgje te perfunduar pasi presidentet e klubeve te skuadrave ne Serie B, menjehere jane ngritur duke kundershtuar nje gje te tille dhe duke akuzuar per ketye ndryshim rrenjesor presidentin e Liges Adriano Galianin.

Liga e re e menduar te krijohet si zevendesuesja e Serie A, do te funksionoje ne formen e nje shoqerie aksionere. Aktualisht te ardhurat nga e drejta televizive te kampionatit italian 99% vijne nga Serie A dhe si rrjedhoje presidentet e skuadrave te kesaj kategorie kane kerkuar shkeputjen nga Seria B, e cila sipas tyre thjesht perfiton nga skuadrat e Serie A.

Sipas 19 presidenteve kryengrites, kjo shkeputje do te jete nje rritje vlerash ne cdo kendveshtrim edhe per kategorine e dyte, e cila do te jete gjithmone nje suport per Ligen Superiore.

Nje skeme e tille eshte perdorur per here te pare ne vitin 1992 ne kampionatin anglez, i cili formoi Ligen e Pare duke prishur nje sistem 104-vjecar te kampionatit te tyre.

Qe nga ai vit, skuadrat angleze kane rritur ndjeshem fitimet e tyre dhe kampionatin ne teresi, duke nxjerre Premier League ne krye te kampionateve me te pasur dhe padyshim me te bukur.

Nderkohe edhe ne Angli eshte hedhur nje hipoteze per futjen e dy skuadrave skoceze Rangers dhe Celtic ne Premier League dhe krijimin e Premiership 1 dhe 2 me 18 skuadra.

Top Channel