Gripi, nis dezinfektimi

02/05/2009 15:35

Alarmi i gripit eshte ende ne shkallen e peste, por situata ne vend duket pak me e qete pasi rastet nuk po perhapen me me shpejtesi.

Per shkak te konfirmimit te nje rasti se fundi ne Itali, Danimarke, Hong-Kong dhe Ukraine, ne pikat tona kufitare ka nisur dezinfektimi dhe deri me tani procesi ka perfunduar ne portin e Durresit.

Gjate dites se shtune do i nenshtrohen dezinfektimit edhe avionet e dy kompanive shqiptare. Sipas burimeve ne Ministrine e Shendetesise jane shperndare materiale mbrojtese dhe informative ne 12 rrethe te vendit.

Nderkohe qe mesohet se ne aeroportin e Rinasit kane hyre qe nga dita kur nisi alarmi i gripit te derrit 233 amerikane, 60 kanadeze, 11 izraelite, 56 austriake, 133 gjermane, te gjithe nga vende te prekura nga ky virus por qe fatmiresisht keta pasagjere nuk kane shfaqur asnje shenje te ketij virusi.

Mes te huajve kane qene edhe kater meksikane, vendi i te cileve ishte origjine e semundjes, ku ka patur edhe te vdekur.Por autoritetet shendetesore shqiptare kane perjashtuar mundesine se ata jane te prekur nga virusi, per sa kohe jetonin prej disa muajsh ne Itali dhe jo ne vendin e tyre.

Top Channel