18 shtete ne SHBA kane mbyllur me shume se 430 shkolla per te parandaluar perhapjen e epidemise se gripit te derrave.
Qeveria ka dhene nje direktive te re per institutet ku jane konstatuar raste te shfaqjes se semundjes, qe ka imponuar mbylljen e tyre per te pakten 14 dite, periudhe qe do te shmange rrezikun e transmetimit te semundjes mes nxenesve.
Ekspertet thone se virusi eshte me pak i rrezikshem nga c’mendohej ne fillimin e shfaqjes se tij. Ndersa ne Korene e Jugut u shenua rasti i pare i semundjes tek nje grua e kthyer nga Meksika, alarmi eshte dhene edhe ne Indi.
Dy persona ndodhen nen vezhgim ne Nju Delhi, sepse kane pasur simptoma te gripit, ka njoftuar televizioni IbnLive. Qeveria indiane po perpiqet te lokalizoje rreth 2 mije persona, qe kane udhetuar drejt Meksikes ditet e fundit.
Top Channel