El Clasico, Barca gjunjezon 6-2 Realin

02/05/2009 22:00

Ne javen e 34-t te kampionatit Spanjoll, Barcelona ka gjunjezuar Realin e Madridit me rezultatin 6-2, duke e cuar ne 7 pike diferencen ne krye te klasifikimit.

Ne ndeshjen e zhvilluar ne “Bernabeu”, te bardhet kaluan te paret ne avantazh pas 14 minutash loje me ane te Higuain, por katalanasit barazuan me nje gol spektakolar te Henry 4 minuta me vone, ndersa ne minuten e ’20 Puyol ka shenuar golin e avantazhit, ndersa Messi ne te ’36 e trefishoi ate.

Ne pjesen e dyte, Sergio Ramos rihap ndeshjen, por ne minuten e ‘58 serish Henry ka rritur avantazhin duke e cuar rezultatin ne 4-2.

Me pas Messi ne te ’75 dhe Piquet ne ’83 vulosen rezultatin. Deri ne fund te kampionatit duhen edhe 4 jave.

Top Channel