Cana: Manchester United do ta fitoje Champions

02/05/2009 10:45

Per Lorik Canen, futbollisti shqiptar i Olimpikut te Marsejes, do te jete Manchester United skuadra qe do ta fitoje per te dytin vit radhazi titullin e kampionit te Evropes (Champions League).

Nje gje te tille ai e ka bere publike ne faqen e zyrtare te klubit, ku u eshte pergjigjur “online” disa prej pyetjeve te fansave te Marsejes.

“Sipas mendimit tim, Manchester do ta fitoje serish Champions League, iu pergjigj kapiteni shqiptar pyetjes se “Nicozo82”.

Po ashtu, Cana ka dhene shpjegime edhe ne lidhje me ecurine e Shqiperise, apo te ardhmen e nje kombetareje te mundshme te Kosoves. “Me Shqiperine nuk kemi me shanse te shkojme ne Boterorin 2010, sqaroi Cana pyetjen e ‘Pauline86‘. U nisem mire
ne grupin tone, por pesuam 3 humbje radhazi. Nuk kam pasur mundesi te luaj rregullisht. Do te jem i pezulluar per ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkes. Nuk eshte e lehte ne nje grup me Portugaline, Suedine, Danimarken. Synojme te mbledhim maksimumin e pikeve”.

Nderkohe qe, kur i eshte kerkuar ne e terheq ideja per nje kombetare te Kosoves, mesfushori 25-vjeçar ka theksuar: “Personalisht une ndjehem teresisht shqiptar. Kosova eshte me 90 per qind te popullsise shqiptare, ndaj ne ndihemi shqiptare para se gjithash. Per ne, ekipi kombetar eshte Shqiperia, ndaj nuk e vrasim mendjen me shume se kaq”.

Top Channel