Afganistan, sulm taleban, 13 te vdekur
02/05/2009 02:25
Nje sulm i kryer nga kater kamikaze kunder keshillit te provinces se Kandaharit, ne Afganistan, ka shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 16 te tjereve.
Autoret e ngjarjes ishin te veshur me uniforma te ushtrise afgane duke mundesuar keshtu hyrjen ne zonen e blinduar.
Tre prej tyre arriten te hynin ne sallen e keshillit duke qelluar pa pushim, i katerti ka hedhur veten ne ere se bashku me makinen.
Lideri afgan Hamid Karzai dhe ai pakistanez Zardari, ne nje takim ne Turqi, kane folur per nje bashkepunim me te madh ne luften mes talebaneve.
Top Channel