SHBA, largohet gjyqtari i Gjykates se Larte
01/05/2009 21:45
Ne qershor do te jape doreheqjen David Souter, gjyqtar i Gjykates se Larte te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Lajmin e ka bere te ditur presidenti Barack Obama, ne nje shfaqje surprize ne konferencen per shtyp te zedhenesit te tij ne Shtepine e Bardhe.
“I jam jashtezakonisht mirenjohes gjykatesit Souter, per perkushtimin e treguar gjate detyres se tij”, ka deklaruar Obama.
Presidenti amerikan ka shtuar se pasardhesi i Souter duhet te zgjidhet brenda sesionit te Gjykates se Larte qe do te filloje ne tetorin e ardhshem.
Top Channel