Rehn: Kriza te mos pengoje zgjerimin e BE
01/05/2009 15:25
Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit nuk duhet te shmanget per shkak te krizes ekonomike.
“Venia ne pikepyetje e detyrimeve tona per zgjerimin nuk do te ndihmoje ne perballjen me krizen ekonomike”, ka pohuar Rehn.
Zyrtari i larte i KE ka shtuar se 2009-a duhet te jete viti i liberalizimit te vizave per vendet e Ballkanit, natyrisht nese ato plotesojne kushtet.
“Cdo vend duhet te kete nje sistem te besueshem te sigurise, pasaporta biometrike, kontrolle ne pikat kufitare dhe te luftoje krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka theksuar Rehn.
Top Channel