
Kryetari i opozites, Edi Rama, i eshte referuar shifrave te varferise ne zonat rurale gjate prezantimit te programit qeverises ne ndalesen e radhes ne Llakatund te Vlores.
Shefi i socialisteve tha se varferia ne fshat eshte 50% me e larte se ne zonat urbane dhe shtoi se qeverise i mungojne politikat per ta luftuar ate.
“Ne do te krijojme Ministrine e Zhvillimit Rural qe do te fuse te gjitha fuqite tona intelektuale per zhvillimin e fshatit dhe do te jete krah te gjithe fermereve dhe bujqve shqiptare”, u shpreh Rama.
Kryetari i PS-se tha se eshte i vetedijshem se lufta me varferine ne zonat rurale eshte lufte e veshtire por ai shprehu vendosmeri kur tha se PS, ka mision perballjen me kete armik te perbashket te familjeve te ndershme shqiptare.
“Duhet te hapet nje epoke e re, e cila duhet te nise me dhenien e titujve te pronesise per te gjithe bujqit dhe fermeret me sigurimin dhe konsolidimin e tokes permes nje kodi te ri te tokes”, u shpreh Rama.
Kryetari i opozites tha se Partia Socialiste do te beje gjithshka premton dhe se dokumenti qeverises eshte hartuar duke dialoguar ne mbare vendin me qytetaret, si dhe me eksperte te huaj. Zoti Rama tha se ky eshte nje program real qe i duhet vendit per t’u ndare nga e shkuara.
Top Channel