Partia Socialiste i drejtohet te gjithe qytetareve shqiptare votues, pa pasaporte te nxitojne te aplikojne per t’u pajisur me karten e identitetit duke bere sakrificen e te pageses prej 200 lekesh.
Kjo pagese, sipas sekretarit ekzekutiv, Kastriot Islami, do te sherbeje per te larguar kryeministrin Berisha nga pushteti.
“I bej thirrje te gjitheve qe te shkojne dhe te aplikojne per kartat dhe te bejne sakrificen duke paguar taksen e fundit te qeverise Berisha. Nje dite pas zgjedhjeve ne do t’ua kthejme 200 lekeshin e kesaj takse”, u shpreh Islami.
Sekretari ekzekutiv sqaroi se vendimi i fundit i qeverise ne lidhje me pagesen prej 200 lekesh per shtetasit pa pasaporte mbetet vendim vetem i kryeministrit, duke perjashtuar keshtu ate qe u konsiderua si marreveshje mes dy partive per kete shume nje jave me pare.
“Ne nuk jemi autore te tij. Ne mbeshtesim zbatimin e tij “in ekstremis” por jo filozofine e ketij vendimi. Qendrimi i PS-se mbetet i njejte persa i perket moralit dhe filozofise se kesaj takse ndonese ajo eshte vetem 200 leke. PS eshte ne parim kunder kesaj takse pavaresisht vleres se saj”, u shpreh Islami.
Socialistet, tha sekretari i selise roze, do ta monitorojne kete proces me shume seriozitet dhe do t’i bejne me dije publikut dhe partnereve nderkombetare per ecurine e tij dhe pengesat eventuale.
Por zoti Islami garantoi gjithashtu dhe mbeshtetje pa asnje paragjykim.
Top Channel