Pollo takime ne Perondi
01/05/2009 23:45
Ne vijim te turit te tij paraelektoral, zevendeskryeministri Genc Pollo takoi banore te komunes Perondi ne Berat.
Pollo pranoi se pozicioni gjeografik i kesaj komune krijon situata te disfavorshme per shitjen e produkteve bujqesore, por, sipas tij, situata do te ndryshoje me krijimin e boshtit te jugut.
“Duhet t’i themi po zhvillimit bujqesor, por jo sovranitetit te kohes se Enver Hoxhes qe pengon sovranitetin qe po sjellim ne”, tha Pollo.
Ne fund te takimit Pollo u beri apel banoreve te kesaj komune te aplikojne per leternjoftimet dhe pasaportat biometrike.
Top Channel