Ndalohen dy tifoze, gjuajten policet

01/05/2009 09:15

Sikur te mos mjaftonin sharjet e guret kunder futbollisteve kundershtare dhe arbitrave italiane te ndeshjes, tifozet e Peqinit duket se nuk kane kursyer as forcat blu, te pranishem ne stadium per te siguruar mbarevajtjen e gjysmefinales se Kupes se Shqiperise.

Sipas burimeve zyrtare nga policia e Elbasanit, behet e ditur se eshte prere fletarresti per dy tifoze 25-vjeçare, pas nderprerjes se ndeshjes Peqini-Flamurtari.

Burimi ne fjale sakteson se ndaj Arjan Greces, banor i fshatit Bardhas te Komunes Gjocaj ne Peqin dhe Adriatik Cekes, eshte marre masa e arrestit pasi kane goditur me mjete rrethanore dy efektive te policise se Elbasanit, te cilet ishin ne krye te detyres, me iniciale D.V dhe Q.A.
I njejti burim ka saktesuar se Greca eshte arrestuar ne flagrance, nderkohe qe bashkemoshatari i tij Ceka eshte shpallur ne kerkim nga policia dhe po punohet per gjetjen dhe kapjen e tij. Per momentin ende nuk ka njoftim per ndalime te tifozeve qe hodhen sende ne fushen e lojes.

Top Channel