Kercenon kundershtarin: Do te te ngjis gripin e derrave

01/05/2009 20:50

Nje kercenim sa origjinal aq edhe i vecante ne nje fushe futbolli mes lojtareve ka bere xhiron e botes.

Frika e virusit te derrave ka perfshire planetin dhe kete e ka shfrytezuar me se miri lojtari meksikan i Chivas de Guadalajara gjate nje ndeshjeje te Kupes Libertadores. “Do te te ngjis gripin e derrave”, i ka thene Hector Reynoso kundershtarit te Everton, Sebastian Penco ne minutat e fundit te ndeshjes.

Ky i fundit u ankua tek arbitri per kercenimin qesharak dhe pergjigja e Reynoso-s kane qene disa te peshtyra ne vend te shkelmave apo grushtave. Ne konferencen per shtyp, lojtari meksikan kerkoi falje per kete gjest, por shtoi se nuk mund ta pranoje qe ta quajne njeri lebroz.

 

Top Channel