Kapet i arratisuri nga burgu

01/05/2009 13:25

Petrit Cakrri, i cili pas lejes 5 ditore nga burgu i Shenkollit ne Lezhe, nuk u kthye me per te vuajtur pjesen e mbetur te denimit, u kap mengjesin e se premtes nga policia e kryeqyetit, gjate nje aksioni te antikrimit ne Drejtorine e Qarkut te Tiranes.

Policia tha se 35-vjecari ishte strehuar ne nje banese tek te afermit e tij, pa dhene shume detaje ne lidhje me arrestimin e Cakrrit.

35-vjecari, lindur dhe banues ne Tropoje, u be i njohur per dhenien e disa deshmive, per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998, por qe sipas grupit te prokuroreve qe hetuan ceshtjen nuk rezultuan te ishin te dobishme.

Cakrri, ishte pothuajse ne perfundimin e denimit te tij, prej gjashte vjetesh per vjedhje ne bashkepunim, por ne momentin qe duhej te leshonte dhomen e burgut, mori per akuzen e mashtrimit edhe nje denim prej 6 vjetesh te tjere, arsye per te cilen ai nuk u kthye me ne burg ne 22 janar te ketij viti pas nje leje qe kishte perfituar nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA