Ndonese specialiste te Institutit te Shendetit Publik thone se jemi vetem disa ore larg pandemise dhe prej ditesh u bejne apel qendrave shendetesore te pajisen me maska, doreza dhe te lajne sa me shpesh duart, ne poliklinikat e kryeqytetit ende nuk jane shperndare keto mjete.
Vetem dy prej poliklinikave te Tiranes ishin te pajisura me bluza te bardha qe kishin doreza dhe maska te perdorimit te perditshem.
Drejtues te ISHP-se thane se maskat per parandalimin e gripit te derrit jane posacme dhe nuk kane te bejne me maskat e kirurgjise.Sipas tyre ka nisur shperndarja e tyre nga Drejtorite e Shendetit Publik.
Ne Ministrine e Shendetsise eshte mbledhur serish Komiteti i Eksperteve, te cilet deklarojne se vazhdojme te qendrojme ne nivelin e 5 te alarmit te pandemise.Ndonese nuk kemi patur perhapje te virusit me ritmet e dy diteve me pare, masat vazhdojne pasi ne sezonin tjeter te gripit mund te kete nje tjeter vale te virusit H1N1.
Nga te dhenat e OBSH-se mesohet se ne Europe jane konfirmuar gjithsej 27 raste me virusin H1N1 ne shtetet si Austri, Gjermani, Spanje, Ukraine, Hollande dhe Zvicer.
Top Channel