Filipine, operatori italian, ende ne duart e rebeleve
01/05/2009 15:45
Vazhdon te jete ne duart e rebeleve filipinas operatori italian i Kryqit te Kuq, Eugenio Vagni, i cili u mor peng me 15 janar.
Lajmin e bejne te ditur autoritetet italiane, te cilat pasi kane kontaktuar me bashkeshorten e te rrembyerit, kane mesuar se Vagni ka mundur te flase ne telefon me familjen e tij.
“Gjate bisedes telefonike ai tha se ishte i lodhur, se po vuante dhe se pret nje zgjidhje te shpejte”, ka deklaruar per mediat nje zyrtar italian.
Top Channel