Dushku, fshati i skllaveruar nga droga

01/05/2009 20:10

Fshati Dushk ne zonen e Dumrese ne Elbasan, dikur ka sherbyer si qender internimi gjate rregjimit komunist. Tashme ne kete fshat shume te varfer jetojne 350 familje.

Per kete arsye shumica e te rinjeve kane emigruar, por rreth 70 persona jane burgosur ne vendet fqinje me akuzen e trafikimit te lendeve narkotike.

“Kam tre kalamaj, kunatin e kam te semure, te ardhura s’kemi, vjehrri e vjehrra me vdiqen. S’kemi asgje. Burri me eshte denuar me 15 vjet. Ai iku se s’kishim te ardhura”, deklaron banorja Burbuqe Shkurti.

Edhe nje banore tjeter tregon se bashkeshorti i saj eshte denuar dy here. “Burri u fut dy here ne burg dhe asnjehere s’kam pasur mbeshtetje. Kam tre cuna qe mund te marrin rrugen per ne Greqi dhe te futen brenda”, shprehet Xhevrie Cela.

Tre banore te ketij fshati kane humbur jeten si perdorues te lendeve narkotike, nderkohe qe perdorues ka ende.

Banoret kerkojne hapjen e nje qendre rehabilitimi per perdoruesit e droges dhe mbeshtetje ne menyre qe te rinjte te mos i hyjne me kesaj rruge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA