Ne qytetin e Durresit, po organizohet festivali i Dansit, ku marrin pjese disa trupa nga vende te ndryshme si Franca, Kanadaja, Italia, Zvicra, Suedia, Holanda, Maqedonia, Serbia.
Organizatori i “Albania Dance Meeting 2009” tha se ky festival eshte projekt unik ne Shqiperi.
Trupa e pare qe ka interpretuar para publikut te qytetit te Durresit, ka qene trupa izraelite “Kolben Dance Company” me pjesen “Interface”.
Amir Kolben krijoi kete shfaqje duke pare eksperiencen e tij me faqe te ndryshme interneti ku lidhen miqesi. Kjo solli nje marredhenie te re dhe bashkepunim artistik me Masha Vajsel, e cila krijoi pjesen mediatike dixhitale ne kete performance, duke iu kthyer kompjuterit dhe jo bar kafese prane shtepise per te gjetur dhe lidhur miqesi e ka ndryshuar plotesisht menyren sotme te te miqesuarit.
Balerinet izraelite me interpretimin e tyre synuan te percillnin idene se ne kete bote virtuale, njerezit nuk takohen, por jane fjalet, fytyrat dhe identitet here te vertete e here te rreme qe takohen.
Top Channel