Domenech kritikon Ancelotti-n per mesfushorin Gourcuff

01/05/2009 15:15

Raymond Domenech hidhet ne sulm kunder kolegut Carlo Ancelotti. Tekniku i kombetares se Frances ka dhene nje interviste per revisten “So Foot”, duke e kritikuar numrin nje te stolit te Milanit per ceshtjen e mesfushorit te talentuar, Yoann Gourcuff, i cili eshte dhene ne forme huaje tek skuadra franceze e Bordose.

“Eshte nje lojtar i madh por menderisht i dobet”, tha pak kohe me pare Ancelotti, duke ngjallur zemerimin e Domenech. “Nje lojtar qe masakrohet ne menyre te tille nga trajneri nuk mund te gjeje asnje motivim. Ancelotti e gjykon ne nje kontekst te vecante dhe ndoshta per te nuk ishte i matur. Gourcuff eshte vetem 22 vjec dhe ka shume pune per te bere qe te permiresohet, prandaj ajo qe thote Ancelotti nuk ka asnje kuptim. Eshte e rende dhe ne nje kendveshtrim edhe e pandershme”, thekson tekniku i nenkampioneve te botes.

Yoann Gourcuff ka treguar rritje ne lojen e tij gjate sezonit te fundit, duke u bere lideri i Bordose e cila ndodhet vetem 2 pike larg Marsejes se vendit te pare. Ne ndeshjen e fundit ndaj Renes, ai shenoi dy gola te mrekullueshem, duke i dhuruar nje fitore gati te pabesueshme 3-2 skuadres se tij qe luajti pjesen me te madhe te takimit me 10 lojtare.

Top Channel