Brazili, Dunga i mbyll deren Ronaldos

01/05/2009 21:20

Edhe pse me fanelen e Corinthias vazhdon te tregoje se nuk e ka harruar ende futbollin, Ronaldo nuk do te jete ne kombetaren braziliane per ndeshjet e qershorit.

Lajmi eshte publikuar nga vete traineri i perfaqesueses Dunga, cili do te shpalle listen perfundimtare me 21 maj. Tekniku brazialian shpjegon se ndeshjet eleminatore do te jene shume me te veshtira se ato te kampionatit vendas ku Ronaldo ka shenuar 8 gola dhe kjo do te ishte nje rrezik riperseritjen e demtimit ne gjurin e “fenomenit”.

Dunga ka pohuar ne mediat vendase se Ronaldo duhet te luaje me shume minuta dhe me shume ndeshje, ne menyre qe te konsolidoje rekuperimin e tij te shpejte.

Top Channel