Berisha firmos: Kartat 200 leke

01/05/2009 15:15

Kryeministri Sali Berisha e cilesoi muajin qe sapo kaloi periudhen me te mire per Shqiperine dhe shqiptaret, qe ne 4 prill u anetaresuan ne NATO dhe ne 28 prill dorezuan ne Prage kerkesen per statusin e vendit kandidat. (UPDATE)

“Prilli eshte muaji historik. Reformat e kryera nga qeveria kane patur nje vleresim pozitiv shume gjere”, u shpreh Berisha.

Ne deklaraten e tij kryeministri Berisha nuk e permendi, por ne diten e aplikimit te Shqiperise u arrit edhe marreveshja per leternjoftimet elektronike. Pas firmosjes nga kryeministri Berisha marreveshja eshte kthyer ne vendim qeverie.

“Skema e vendosur eshte nje skeme e shkelqyer, e cila per shkaqe financiare dhe teknike nuk le asnje qytetar pa karte identiteti. Opozita ka propozuar te regjistrohen te gjithe personat qe kane mbetur jashte listave dhe une jam i gatshem te bashkepunoj. Qellimi yne qe cdo qytetar qe do te votoje, te votoje. Nese opozita tregon te njejtin vullnet, ne e sanksionojme ne vendim”, u shpreh Berisha.

Vendimi i ri i qeverise, sipas marreveshjes me opoziten percakton blerjen e leternjoftimeve me 200 leke ne poste per cdo person pa pasaporte, qe nuk perfshihej me pare ne asnje nga skemat e kompensimit te qeverise.

Nga pagesa 200 leke deri me 18 qershor do te pefitojne edhe ata persona pa pasaporte qe nuk e gjejne emrin ne listat e shpallura nga Ministria e Brendshme. Por ne rast te nje deklarimi te rreme, keta persona rrezikojne ndjekjen penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA