Komisioni Evropian mbeshtet prirjet e Shqiperise per te fituar liberalizimin e vizave, por per kete duhet te plotesohen disa kushte.
Ka qene ky mesazhi qe i ka dhene qeverise shqiptare numri dy i KE, Zhak Barot, i cili po zhvillon nje vizite ne Tirane.
Gjate nje konference te perbashket per shtyp me kryeministrin Berisha, Barot ka theksuar se nder kushtet kryesore mbetet lufta kunder krimit dhe korrupsionit.
“E dijme qe shqiptaret deshirojne qe gradualisht te arrijne levizjen e lire. Nuk mund te them se kur do te ndodhe kjo, por kjo varet nga Shqiperia. Kemi 5 kushte qe jane lufta kunder krimit te organizuar, korrupsionit, trafikut te droges dhe qenieve njerezore dhe plotesimin e reformave”, ka pohuar Barot.
Zyrtari evropian ka vleresuar se Shqiperia ka bere progrese ne kete drejtim, por ka nenvizuar se ka ende pune per t’u bere.
Barot ka shtuar se nje kusht tjeter mbeten pasaportat biometrike dhe per kete iu ka bere thirrje qytetareve shqiptare qe te pajisen me to.
Ai eshte shprehur me tej se, integrimi i Shqiperise ne BE eshte dicka e pashmangshme dhe ka vleresuar si dicka te rendesishme aplikimin per statusin e vendit kandidat.
Ndersa kryeministri Berisha, nga ana e tij ka dhene garancine per plotesimin e ketyre kritereve, duke e vene theksin ne vecanti tek pasaportat biometrike.
“Shqiptaret deshirojne te levizin te lire. Zoti Zhak Barot i dorezoi sot pasaporten e pare biometrike nje qytetareje shqiptare. kemi zgjedhur teknologjine me te mire e me te sigurte, pasi ky eshte nje kusht shume i rendesishem per te fituar levizjen e lire”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri ka theksuar se vemendje po i kushtohet dhe do t’i kushtohet edhe reformave, pavaresise se gjyqesorit dhe luftes kunder krimit te organizuar.
Kreu i qeverise ka premtuar se qeveria nuk do te kete asnje ndikim tek gjyqesori per trajtimin e ceshtjeve qe kane si te pandehur pushtetaret.
“Jane edhe nje seri kushtesh te tjera qe ne po perpiqmi t’i plotesojme. Nuk do kete asnje ndikim ndaj cilitdo zyrtar qe shkel ligjin, apo qe tenton te pasurohet duke perdorur ne menyre te paligjshme pushtetin. Pa qendrimin ligjor te drejtesise shqiptare lufta ndaj krimit nuk do te kishte pasur sukses. E garantova zotin Baro per pavaresine e drejtesise”, ka nenvizuar Berisha.
Top Channel