Adriano, kontrate paraprake me Flamengon

01/05/2009 17:10

Ish interisti Adriano ndodhet perhere e me afer skuadres braziliane te Flamengos.

Pas Ronaldos, nje tjeter sulmues me emer pritet te bashkohet me skuadrat e kampionatit te vendlindjes ne Brazil per te vazhduar karrieren si profesionist. Sipas te dhenave te fundit, lojtari dhe skuadra ne fjale kane arritur nje marreveshje paraprake qe do firmoset deri ne fund te qershorit 2010, ndersa njoftimi zyrtar do te behet pas pak ditesh. Lajmin e jep presidenti i Flamengos Delair Dumbrosck ne nje interviste per globoesporte.com.

“Gjetem nje sponsor qe do paguaje pjesen me te madhe te rroges se sulmuesit por ne fanelen e tij nuk do stampohet asgje”, thekson numri nje i shoqerise. Adriano e zgjidhi perfundimisht kontraten me Interin pas nje sezoni pothuajse katastrofik ne nivelin personal. As trajneri Mouriunho nuk arriti ta integronte ate plotesisht me grupin zikalter pas eksperiences se keqe me teknikun italian Mancini.

Top Channel